ERE announces rules for energy meter, Monitor Magazine, 19/02/2016 (text Albanian)

ERE
shpall rregulloren për matësit e energjisë, Revista Monitor, 19.02.2016

Enti Rregullator i energjisë ka
nxjerrë për konsultim kontratën “tip” për verifikimin e matësve të energjisë.
Sipas rregullave të reja verifikimi periodik i matëseve elektrik do të kryhet
nga subjekte të pavarura të autorizuara
nga DPM
dhe/ose të akredituara.

Matësat elektrik do të testohen në
kushte laboratori por edhe në kushte terreni duke përdorur matësa referues
kontrolli ose instrumenta portative testimi të pajisur me certifikatë
konformiteti të certifikuar nga laboratorë të akredituar me Standardin EN
ISO/IEC 17025.

Metodika e testimit do të jetë ajo e
krahasimit të rezultateve të matjeve me ato të regjistruara nga një matës
standard etalon me klasë saktësie me të lartë se klasa e saktësisë së matësit
elektrik që do të testohet.

Tolerancat e gabimit të matësit që
testohet në kushte terreni do të jenë 1.5 herë klasën e saktësisë së vetë
matësit elektrik. Matësat që rezultojnë të rregullt pas verifikimit do të
vulosen me vulë dhe një çift etiketash.

Të gjithë matësat dhe pajisjet e
tjera të sistemit të matjes, do të jenë të testuar për saktësinë e tyre përpara
se të vihen në punë. Testimet duhet të bëhen në periudha të caktuara kohore për
të kontrolluar dhe verifikuar që funksionimi i matjes është brenda kufijve të
lejuar të gabimit të dhënë në Kodin e Matjes.

Kur pas verifikimit konstatohen se
gabimi i regjistruar pas testimit është përtej gabimit maksimal të lejuar dhe
nuk ka prova të dëmtimeve me dashje të bëra nga klienti, atëherë Operatori i
Rrjetit kryen përllogaritjet përkatëse të sasisë së energjisë së faturuar më
shumë ose më pak, sipas rezultatit të pasaktësisë në matës dhe në këtë mënyrë
bëhet rimbursimi sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në Kodin e
Matjes.

Rregullimet për pasaktësitë e
matjeve do të kufizohen për periudhën e fundit 12 mujore dhe sa herë që
konstatohet nga subjektet e autorizuara për kryerjen e testimit të matësave
elektrik.

Kur matësi ose pjesë të matësit janë
jashtë funksionit apo punojnë jashtë kufijve të lejuar të gabimit, atëherë
merren masa për rregullimin, riparimin ose zëvendësimin e tyre duke bërë të
mundur kthimin në punë të pajisjes sipas kërkesave të lejuara për kufijtë e
gabimit.

Klientët fundorë familjarë ose
jofamiljarë do të përdorin me kujdes dhe do ti ruajnë pajisjet e matjes kur ato
janë të vendosur brenda kufijve të pronësisë së tyre. Në rast se ata
verifikojnë dëmtim të pajisjes matëse atëherë do të lajmërojnë me shkrim
subjektin që siguron pajisjet sipas marrëveshjes për ta riparuar ose
zëvendësuar.

Klienti i cili nuk ka interes
pronësie me pajisjen matëse të instaluar nga një operator i sistemit, nuk duhet
të ngacmojë ose të lejojë ngacmime të pajisjeve matëse të instaluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *