Albania: Program of transparency to the Energy Regulatory Authority, by Dr Lorenc Gordani, 01 March 2016 (article in Albanian)

Programi i transparencës i Entit
Rregullator te Energjisë, Dr Lorenc Gordani, 01 Mars 2015

Ne përputhje me Nenin 7 te ligjit nr. 119/2014 “Për te
drejten per informim” eshte pergatitur programi i transparences per Entin
Rregullator te Energjise. Ky program percakton kornizen ligjore te veprimtarisë
se autoritetit ne kuadër te ligjit nr. 119/2014 “Per te drejten e informimit”.
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës autoriteti publik
(këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij
institucionale, nën garancinë e LDI-së.

AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës,
në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Informacioni i bërë publik në
këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AP-së,
nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.ere.gov.al si dhe
në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në
rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e
bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron
dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohen
skema publikimi, te cilat pasqyrojnë menute ku adresohet dokumenti ne faqen zyrtarë
ne internet. Përveç kësaj, çdo dokument eshte i aksesueshem edhe ne skeme.
Doumentacioni i bere publik do te jete i plotësuar ne forme e përmbajtje. Faqja
zyrtare e ERE-s është e ndërtuar ne atë forme qe mundëson informacion për
publikun pa kërkese ne format lehtësisht te kuptueshme.

Ne rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione qe
karakterizohen nga kufizime te identifikimit te te dhënave personale për shkak
te ruajtjes se privatesise se individeve/subjekteve te te dhenave etj. Skema e
publikimit paraqitet nëpërmjet tabeles permbledhese te evidentuar ne kete
program.

Parimet e Përgjithshme ne te cilat mbështetet Programi i Transparencës
se ERE-s janë:

1. “E drejta per Informim” është e drejte kushtetueses e
parashikuar ne nenin 23 te saj, e aksesueshme nga te gjithe pa asnje përjashtim.

2. Prezumimi i publikimit maksimal te te dhenave: ERE
ushtron funksione publike, per rrjedhoje informacioni qe rrjedh nga
veprimtarija e tij pubikohet ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore qe rregullojnë
ne mënyre te posacme veprimtrine e ERE-s dhe praktikisht Ligji Nr. 9072, datë 22.5.2003
Për sektorin e energjisë elektrike.

4. Informacioni përshtatet ne gjuhe te qarte dhe te
kuptueshme.

5. Organi mbikëqyrës i procedurave te informimit publik është
“Komisionerin per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhënave Personale –
KDIMDP”.

6. Rishikimi i programit te transparencës behet sipas te njëjtës
procedure përmes se ciles eshte bere miratimi i tij.

7. Informacioni publik pa kerkese duhet te jete: i plote, i
sakte, i përditësuar, i thjeshte ne konsultim, i kuptueshëm, Lehtesisht i
aksesueshem, i pajtueshem me dokumentat origjinale ne posedim te autoritetit
publik.

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i
parashikuar ne nenin 7 te ligjit Nr. 119/2014 “Per te Drejten e Informimit”. Ne
përputhje me kete program transparence te miratuar, ERE vendos ne dispozicion
te publikut, kategoritë e mëposhtme te informacionit:

– Strukturën organizative te autoritetit publik;

– Tekstet e plota te konventave qe janë ratifikuar, te
ligjeve, te akteve nënligjore, te kodeve te sjelljes, dokumente politikash, manuale
ose ndonjë dokument tjetër qe ka lidhje me ushtrimin e funksioneve te tij qe
prek publikun e gjere;

– Informacion për procedurat qe duhen ndjekur për te bere një
kërkese informimi, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për
informim, si dhe procedurat e ankimit te vendit perkates;

– Te dhënat për vendndodhjen e zyrave te autoritetit
publik, orari i punës, emri dhe kontaktet e koordinatorit për te drejtën e
informimit;

– Te dhënat për arsim, kualifikimet dhe pagat e
funksionareve, te cilët kane detyrimin per deklarim pasurie, sipas ligjit,
strukturat e pagave per nenpunesit e tjere, si dhe nje pershkrim te procedurave
te zgjedhjes se kopetencave dhe detyrave te
funksionareve te larte te Entit Rregullator te Energjise dhe procedurën qe ato
ndjekin për te marre vendime;

– Mekanizmat monitorues dhe te kontrollit qe veprojnë mbi
Entin Rregullator te Energjise, perfshir planet strategjike te punës, raportet
e auditimit nga Kontrolli i Larte i Shtetit ose subjekte te tjera, si dhe
dokumentet qe përmbajnë tregues te performances se ERE-s;

– Te dhënat per buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin
financiar ne vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e
buxhetit. Ne ato raste ku ERE vetëfinancohet nga tarifat e Licensave ose çdo
forme tjetër e financimit te drejtpërdrejte nga subjektet e rregulluara prej
tij, behën publike edhe ato dokumenteve qe tregojne gjendjen e shlyerjes se detyrimeve
nga subjektet e licensuara;

– Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat
konkurruese te koncensionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas
parashikimeve te ligjit nr. 9643,date 20.12.2006, “Per prokurimin publik”, dhe
ligjit nr. 125/2013, “Per koncensionet dhe partneritetin publik privat”, qe
kryhen per llogari te ERE-s, duke përfshire: Listen e kontratave te lidhura,
shumen e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo
mallrave te kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e
kontratave, si dhe udhëzues e politika te ndryshme;

– Informacion për shërbimet qe ERE i jep publikut, përfshirë
standartet per cilesine e sherbimit, nje pershkrim te kategorive dhe formave te
ndihmes shoqerore, subvencioneve te dhena nga ERE dhe procedurave për ti përfituar
ato, informacione dhe dokumente qe kerkohen shpesh, çdo informacion tjetër qe
gjykohet i dobishëm nga ERE.

– Cdo mekanizem dhe procedure për bërjen e kërkesave dhe
ankesave, ne lidhje me veprimtarite ose mos veprimtaritë e ERE-s, procedura, përmes
se cilës personat e interesuar mund te paraqesin mendimet e tyre apo te ndikojnë
ne çfarëdo mënyre tjeter ne hartimin e ligjeve, te politikave publike apo
ushtrimin e funksioneve te ERE-s, nje parashikim te thjeshte te sistemit qe
perdor ERE për matjen e dokumetacionit, te llojeve, formave te dokumentave, si
dhe kategorive te informacionit qe behet publik me kerkese;

– ERE, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje dixhitale
te faqes zyrtarë te saj ne internet, te plotësuar me informacionin qe kërkohet
ne programin e miratuar te transparencës, si dhe per metodat, mekanizmat dhe
periodicitetin e publikimit te informacioneve publike, te cilat vihen ne
dispozicjon te publikut me kerkese.

– Aktet qe përmbajnë rregulla, norma apo kufizime te te
drejtave dhe lirive themelore te individit si dhe me efekt te drejtperdrejte
per ta, behen publike me ane te afishimit apo postimit ne faqen zyrtare te
internetit, brenda 48 orëve prej miratimit nga ERE.

Informacioni publik sipas kësaj skeme, përditësohet sa here
ai ndryshon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *