ACERC Seeks Opinion by Stakeholders on the Secondary Legislation in the Electricity Sector, Dr Lorenc Gordani, September 19th, 2015


ACERC fillon konsultimet me
grupet e interesit mbi legjislacionin sekondar të sektorit energjetik, Lorenc
Gordani, 19 Shtator 2015

I/E
nderuar Koleg/e,

Ne
kuadër te aktivitetit tone ne sektorin e energjisë, duam te sjellim ne
vëmendjen tuaj qe me datë 07.09.2015, u zhvillua mbledhja e Bordit te Entit
Rregullator te Energjisë ERE-s (për
me shume këtu
). Ne ketë mbledhje nder te tjera ERE në zbatim të
Ligjit nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” filloi rishikimin e
legjislacionit sekondar të sektorit elektrik. Për ketë duke proceduar sipas
rendit te ditës u aprovua nga Bordi i ERE-s, fillimi i procedurës për hartimin e Licencës për Prodhimin e Energjisë
Elektrike dhe Licencës për Veprimtarinë e Tregtimit te Energjisë Elektrike.

Aktet
rregullatore, te cilat gjenden ne njoftimin e publikuar ne portalin e ERE-s si
dhe atë te bere publik nga Acerc, tashme
janë në fazën e shqyrtimit të tyre nga Enti Rregullator i Energjisë. Ne këtë
kuadër behet me dije se çdo person i interesuar mund të njihet me këto akte dhe
të dërgojë direkt komentet pranë zyrave të ERE-s ose në adresën e e-mail-it
erealb@ere.gov.al, deri në datën 25.09.2015.

Opinione qe
mund te referohen edhe nëpërmjet Acerc
ne kuadër te misionit te saj për te avokuar në politikat publike te sektorit te
energjisë dhe promovuar ngritjen e një modeli te liberalizuar dhe efektivë te
tregut energjetikë. Ne këtë drejtim Acerc
do te dale me një opinion publik te sajin te cilit do t’i bashkëngjitim dhe atë
te aktoreve te tregut te interesuar. Profil ne te cilin ACERC impenjohet për te
respektuar maksimalisht autorësinë e çdo opinioni te shprehur.

Për sa me sipër
duke shpresuar qe do gjejmë interesin tuaj, me këtë mesazh, duam te sjellim ne
vëmendjen tuaj një hyrje të shkurtër mbi Albanian Centre for Energy Regulation
and Conservation – Acerc dhe
ofruar disponueshmërinë e çdo komunikimi të drejtpërdrejtë për një prezantim me
të zgjeruar te aktiviteteve te ndërsjellta institucionale me qellim aktivizimin
e kanaleve te bashkëpunimi ne kuadër te objektivave te interesit te përbashkët
institucionalë.

Për sa i përket
Qendrës Shqiptare për Rregullimin dhe Konservimin e Energjisë – Acerc ne kuadër te fokusit te saj si një
qendër think tank operon me fokus
hulumtues dhe këshillëdhënës mbi tregun energjetikë Shqiptare ne kuadrin e
integrimit rajonal dhe atë evropiane te energjisë (Iem). Inkuadrim ne te cilin Acerc
synon dhënien e një kontributi te kualifikuar ne promovimin e një liberalizimi
dhe integrimin efektiv si dhe përdorimin efikas të burimeve të energjisë.

Profilet e
aktiviteteve tona kryesore shkurtimisht fokusohen në nxjerrjen e raporteve,
artikujve dhe periodikeve. Mbajtjen edhe nëpërmjet partnereve tanë te
aktiviteteve mbështesë ne ngritjen e kapaciteteve të aktorëve te tregut, si
seminare, trajnime dhe konferenca kombëtare dhe rajonale. Iniciativa qe
plotësohen duke avokuar në politikat publike te sektorit te energjisë dhe
promovuar ngritjen e një forumi si Shkollën Shqiptare Rregullore.

Për më shumë,
sa këtu shprehur mund te gjeni në Faqen Zyrtare te ACERC |
Albania Energy Market – AEM Group ne
LinkedIn. Gjithashtu, ketë njoftim mund ta shpërndani tek partneret dhe kolegët
tuaj me qëllim marrjen e sa më shumë kontributeve. Për çdo pyetje apo paqartësi
mund të na kontaktoni ne çdo kohe.

Ju falënderojmë
për bashkëpunimin!

Lorenc
Gordani

Drejtues
i Acerc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *