“Builiding Construction & Green Energy” përzgjedhet për dhënien me koncesion të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier, 05.05.2016

“Builiding Construction & Green Energy” përzgjedhet për dhënien me
koncesion të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier,
05.05.2016

V E N D
I M

PËR

MIRATIMIN
E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË, PËR
DHËNIEN ME KONCESION PËR NDËRTIMIN E ADMINISTRIMIN E IMPIANTIT TË TRAJTIMIT TË
MBETJEVE URBANE TË QARKUT FIER DHE PRODHIMIN E ENERGJISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës
dhe të pikës 6, të nenit 25, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe
partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të
Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D
O S I:

1. Miratimin e bonusit prej 10
(dhjetë) % të pikëve, që i jepet shoqërisë “Builiding Construction & Green
Energy” për rezultatin teknik e financiar në procedurën përzgjedhëse
konkurruese për dhënien me koncesion të ndërtimit e administrimit të impiantit
të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë.

2. Ngarkohet Ministria e Mjedisit
për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në
“Fletoren zyrtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.