Albania: Determination of public authority representing the state as the owner of shares of electricity sector, Area, 30.04.2016

V E N D
I M

PËR

PËRCAKTIMIN
E AUTORITETIT PUBLIK QË PËRFAQËSON SHTETIN SI PRONAR TË AKSIONEVE TË SHOQËRIVE
TË SEKTORIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE


mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 48, pika 2, e 53, pika 3, të
ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, dhe të nenit 4, të
ligjit nr.7926, datë 20.4.1995, “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në
shoqëri tregtare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe
Industrisë, Këshilli i Ministrave

V E N D
O S I:

1.
Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të shoqërive
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., dhe Operatori i Shpërndarjes së
Energjisë Elektrike, sh.a., është Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

2.
Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të Operatorit
të Sistemit të Transmetimit, sh.a., (OST), është Ministria e Zhvillimit
Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

3.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik,
Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes emërojnë anëtarët e këshillave mbikëqyrës
të shoqërive të përcaktuara në pikat 1 dhe 2, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga
hyrja në fuqi e këtij vendimi, duke zbatuar kufizimet e përcaktuara në ligjin
nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”.

4. Me
hyrjen në fuqi të këtij vendimi, OST-ja aplikon menjëherë pranë Entit
Rregullator të Energjisë, për certifikim, sipas procedurës së përcaktuar në
nenin 58, të ligjit nr.43/2015.

5.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ushtron të drejtat mbi OST-në, në
përputhje me parashikimet e ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë
elektrike”, dhe fushën e tij të përgjegjësisë shtetërore.

6.
Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,
Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare,
Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., dhe Operatori i Shpërndarjes së
Energjisë Elektrike, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *