Sqarim i Entit Rregullator te Energjise per opinionin publik, Tiranë, më 28.04.2016

Deklarate
per shtyp

Duke
marrë shkas nga raportimet e ditëve të fundit në media lidhur me përmbajtjen e Raportit
Vjetor të vitit 2015, Enti Rregullator i Energjisë sqaron opinionin publik sa
vijon:

Bazuar
në vendimmarrjen e Bordit të ERE, datë 26.12.2014, çmimi për konsumatorët
familjarë u unifikua në 9.5 lekë/kWh, nga ai me dy fasha përkatësisht 7.7 lekë/kWh
dhe 13.5 lekë/kWh që ishte.


analizë të të dhënave të raportimeve të OSHEE
sh.a, OST sh.a dhe KESH sh.a mbi çmimin
mesatar të shitjes së energjise elektrike për vitit 2015 rezulton se:

Çmimi mesatar i realizuar për konsumatorët familjarë në
vitin 2015 rezulton të jetë 9.52 Lekë/kWh. Nëse
struktura e çmimeve të konsumatorit familjar për vitin 2014 do të zbatohej për
peshat specifike të sasisë së konsumuar gjatë vitit 2015, çmimi mesatar që do të
paguanin familjet do të ishte 11.06 Lekë/kWh. Shifer kjo, dukshëm më e lartë
edhe se ajo e realizuar në vitin 2015 prej 9.52 Lekë/kWh.

Ne
argumentim te ketij konkluzioni sqarojme se:

· Sasia e konsumuar në sistemin elektroenergjitik
shqiptar në 2015 është 6.77% më e ulët se sasia e konsumuar në raport me vitin
2014.
Evidentimi i konsumatorëve që
merrnin energjinë në mënyrë të paligjshme (konsumonin pa limit) dhe faturimi
korrekt për këtë kategori, solli ndër të tjera edhe zvogëlimin e konsumit të
energjisë elektrike në total.

·
Humbjet e vitit 2015 janë 31.34% në raport me humbjet
e vitit 2014 prej 37.81%, të cilat tregojnë një ulje të ndjeshme prej 6.47 pike
perqindje.
Kjo diferencë në uljen e
humbjeve të energjisë elektrike i korrespondon një sasie në total prej 587 GWh.

·
Duke parë strukturën
e konsumit të energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë në vitin 2015, vihet re një ulje e ndjeshme e sasisë se
konsumit të energjisë elektrike për nivelin deri në 300 kWh nga konsumamatoret
familjarë.
Për vitin 2015, krahasuar me vitin 2014, kjo sasi është ulur me 37.7
pikë përqindje (nga 79.7% në 42%).

Këto
tregues faktojnë rritjen e performancës së Operatorit të Shpërndarjes dhe Sektorit
Elektroenergjitik në tërësi për vitin 2015.

Çdo
interpretim i ndryshëm i këtyre të dhënave përbën një qendrim të pargumentuar e joprofesional.

Lidhur me Raportin e Vitit
2015, Enti Rregullator i Energjisë do të japë shpjegime të plota gjatë
raportimit përpara Komisionit përkatës të Kuvendit të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *