Archive Review: The last dilemma of the reformation of Albanian energy sector by Dr Lorenc Gordani | Friday, August 23, 2013 (in Albanian)

Dilema e “fundit” e reformimit të sektorit energjetik Shqiptarë

Shkruar nga Av. Dr. Lorenc Gordani

Javët e fundi opinioni
publik është njohur gjerësisht me rezultate e raportit të 6-mujorit të fundit të
Bankës Botërorë ku për sektorin energjetik vlerësohet së fokusi duhet të jete
ai i plotësimit të reformës së tregut energjetikë. Njëkohësisht edhe dukë ju referuar
të njëjtit raport rikujtohet se të paktën vet procesi i ndarjes së kompanisë shtetërore
u plotësua më 2008. Si rrjedhim shihet e nevojshme të kuptohet cili është thelbi
i reformës që kërkohet të arrihet. Kuadër që në këtë shkrim do të mundohemi ta
vëmë nën dritën e analizës ekonomiko-juridike – ndoshta disi shkurtazi për kompleksitetin
që ajo mbartë – duke u mbështetur në profilet më kryesore dhe si rrjedhim mbi
logjikën e përgjithshme që e përçon.

Reformi i tregut
energjitikë në Shqiperi i ka fillesat e veta në kuadër të reformave – të njëkohshme
me ato të vendeve të BE-së – të gjysmës së dytë të viteteve ’90. Targetet e së
cilës në thelb synojmë rregullimin e çmimeve të energjisë sipas logjikave
ekonomike ose e thëne më qartë rregullimi i tij t’i kthehet tregu (art. 3 i direktivës
së elektriciteti dhe gazit). Për këtë se pari prodhuesi publikë duhet të jete i
lirë të shesë në platforma telematike
të tregut të brendshëm dhe atij rajonal në kohë reale (fillimisht për ditën e nesërme
ose Day-Ahead Market – DAM). Objektiv që bëhet i mundur duke hequr kufizimet
ligjore për furnizuesin publik për të blerë ekskluzivisht nga një gjeneratorë i
përcaktuar dhe nga ana tjetër me kufizimin e roli të tij me konsumatorët e vegjël.
Targete që duhet të përmbushen më transpozimin e plotë të Paketës së Tretë të Energjisë më afat të fundit 1
Janar 2015.

Profile këto të cilat siç kuptohet do të kenë implikime
jo pak të rëndësishme për të gjithë konsumatorët finalë. Në fakt për sa i përket
konsumatorëve jo familjarë, që
me reformën e dytë rregullatore të BE-së e më saktësisht më artikullin 21 të direktivës
2003/54/EC, është përcaktuar
njohja e plotë e së drejtës për të zgjedhur furnizuesin. Proces që mbetet të
përmbyllët tashmë me përfshirjen edhe të konsumatorëve familjarë brenda 1
janarit 2015. Pra, nëse për kategorinë e parë tashmë afati ka kaluar, masa të shpjeta
do duhet të ndërmerren për kategorinë e dytë nisur dhe nga vet gjerësia dhe
kompleksiteti i përbërjes së saj.

Në lidhje më këtë aspekt më 22 qershor 2013 u
plotësua me rregullat e funksionimit Komiteti Këshillues (Advisory Committee –
AC) për Procedurat e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve. Më këtë hap, Komiteti u bë
plotësisht funksionalë dhe është i gatshëm për të nxjerre një opinion ligjor për çdo rast mos përmbushje të acquis communautaire që do t’i referohet
nga Këshillit Ministror (MC). Konkretisht në Maj 2013, u regjistrua edhe rasti
i parë (ECS-8/11) ku Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (ECS) paraqiti kërkesën e arsyetuar Këshillit Ministror në
lidhje më legjislacionin e gazit të Bosnjë-Hercegovinës i cili do të vendoset
për t’ju kaluar apo jo AC-së nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij më 24
tetor të po këtij viti.

Në këtë prospektive, thelbësore bëhet të kuptuarit e motiveve që bëjnë që shtet pjesëmarrëse të kenë
vështirësi për t’u raportuar më përmbushjen e objektivave nga ata vet të
ndërmarra. Shkaqet të cilat janë të shumta dhe jo pak objektive dhe mund të përmblidhen
në aftësinë e kufizuar në governance
politike dhe financiare, sidomos në vendet e EJL, për ndërmarrjen e reformave
jo pak të vështira edhe për ato vende me më traditë në tregun e liberalizuar. Por
nga sa është vërejtur deri më tani jo në pak raste edhe konsumatorët e mëdhenj
kanë hasur vështirësi t’i përmbahen kësaj paradigme dhe ngulmojnë të mbeten në kategorinë
e rregulluar/mbrojtur. Madje, për të evituar këtë rikthim, ECS kërkoi që brenda
31 korrikut t’u dërgohet nga shtetet anëtare lista e plotë dhe e azhurnuar në
vazhdimësi e kompanive të konsideruara si të “çliruara/emancipuara”.

Njëkohësisht për sa i përket grupit të dytë të konsumatorëve
familjarë dhe atyre të vegjël çmimet e rregulluara të energjisë elektrike duhet
t’i përmbahen kuadrit të përcaktuar për qëllime të sigurimit të shërbimit universal
(art. 3 (3) i direktivës së energjisë elektrike) në përputhje me mbulimin e kostove.
Aspekte që nënkupton mbulimin e të gjithë shpenzimeve reale të furnizimit më energji
elektrike, duke përfshirë: kostot e prodhimit, koston për prokurimin nga
prodhimi i brendshëm ose importi, investimet e nevojshme/një normë të përshtatshme
fitimprurëse, kostot e shërbimeve të furnizimit dhe madje borxhet e këqija.

Njëkohësisht, edhe në filozofinë e tyre, të gjitha çmimet
e rregulluara duhet të jene të kufizuar në kohëzgjatje për atë që është e domosdoshme
për arritjen e objektivave të shërbimit publik të ndjekura dukë ju përmbajtur dispozitave
të nenit 3 (2) të Direktivës së Energjisë Elektrike (pra të definuar në mënyrë
të qartë, transparente, jo-diskriminuese, të verifikueshme dhe garantuese të barazisë së aksesit). Njëkohësisht Autoriteti Kombëtar Rregullator (në
bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës) duhet të ngarkohet me kryerjen e raportimeve
vjetore të metodologjive dhe nivelin e çmimeve të miratuar për klientët finalë.

Pra në mbyllje, e gjitha e “shpëton sektorin” siç theksohet
edhe në raportin e BB, pasi në tërësi synon kthimin e tij në dinamikat e efeciencës
konkurrencës të tregut. Logjikë që fillon nga mbrojtja e kategorive të cilësuar
të dobëta (nëpërmjet përcaktimeve të qarta normative dhe adresimin reale të nevojave
të tyre ekonomike) dhe vazhdon deri në
forcimin – në përputhje me parashikimet
e acquis – të
qëndrueshmërisë së sistemit me parashimet mbi “Furnizuesit e instancës së fundit”. Pra siç ka treguar dhe eksperienca
e deritanishme, përqasja më logjikën
e tregut të këtyre nevoja i plotëson ato më së miri, por cila do të jenë kostot
më të cilën do të jemi në gjendje ta arrijë këtë, ndoshta është dilema vërtet e
fundit së cilës do të duhet t’i përgjigjemi tashmë edhe brenda kornizës së afateve
të mirë përcaktuara të 31 dhjetorit 2014.

Shënim: Ky artikull bene pjese ne
korpusin e pare te materialeve qe u përgatiten përpara lancimit te portalit te
ACERC. Kështu si shume materiale te tjera është publikuar ne mediat e kohës,
disa nga te cilat këtu me poshtë, dhe vene ne këtë portal vetëm rishtazi.

Ky
artikull mund te gjende ne ketë
pjese
te seksionit ne shqip te portalit zyrtare te ACERC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *