The approval of the passing of Mr. Ramadani (ERE), nearby the private company “Ashta Energy”

29/08
Miratimit paraprak i kalimit te z. Sokol Ramadani, pranë kompanisë “Energji
Ashta”
, by KM,
28 August 2013

V E N
D I M

PËR

DHËNIEN E MIRATIMIT PARAPRAK PËR LEJIMIN E
PUNËSIMIT, PAS LIRIMIT NGA DETYARA, TË NJË ANËTARI TË BORDIT TË KOMISIONERËVE
TË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të
nenit 6, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë
elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i
Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e miratimit paraprak
për lejimin e z. Sokol Ramadani, kryetar i Bordit të Komisionerëve të Entit
Rregullator të Energjisë (ERE), që, pas lirimit nga detyra, të punësohet në
funksione tekniko-menaxhuese pranë kompanisë “Energji Ashta”, sh.a., Tiranë,
Shqipëri.

2. Ngarkohet Enti Rregullator
i Energjisë (ERE) për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *