Exceeded effects until December 31, 2013 for the Decision no. 93, dated 07.16.2012

08/08 – ERE decision
no. 71, dated 07.07.2013 for approval of a change in the rules of the Albanian
Electricity Market (source in Alb.: Vendim i ERE nr. 71, datë 7.7.2013 Për miratimin e
një ndryshimi në Rregullat e Tregut Shqiptar të Energjisë Elektrike).

VENDIM
Nr. 71, datë 7.7.2013

PËR
MIRATIMIN E NJË NDRYSHIMI NË RREGULLAT E TREGUT SHQIPTAR TË ENERGJISË ELEKTRIKE


mbështetje të neneve 9 dhe 54 të ligjit nr. 9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin
e energjisë elektrike”, të ndryshuar, nenit 26 të “Rregullave të praktikës dhe
procedurave të ERE-s”, miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s
nr. 21, datë 18.3.2009, të ndryshuar, Bordi i Komisionerëve të Entit
Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 11.7.2013,

VENDOSI:

1.
Pika 1 e vendimit nr. 58, datë 29.5.2013 të Bordit të Komisionerëve të ERE-s,
ndryshohet si më poshtë: “- Vendimi nr. 93, datë 16.7.2012 do t’i shtrijë
efektet deri më 31 dhjetor 2013.”

2.
Ngarkohet Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë
subjektet e interesuara për vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s.

3.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI

Sokol Ramadani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *